Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Lulzim Basha me të rinjtë: Ka një grusht njerëzish që nuk duan t’i japin fund tranzicionit, ne duhet të lëvizim përpara

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e PD-së, në kuadër të procesit zgjedhor në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij ai u shpreh se në Shqipëri janë një grusht njerëzish që nuk duan t’i japin fund tranzicionit, por shtoi se tashmë është koha të ecim përpara, pasi i kemi të gjitha mundësitë.

“Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël. Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin.

 Në fakt ne duhet të lëvizim përpara dhe ne i kemi të gjitha shanset të lëvizim përpara. Se ne jemi në një kontrast shumë të madh. Kemi qenë vendi më i izoluar nga vendet e komunizmit, më i izoluari nga të gjithë, me diktaturën më të egër, që u fut brenda shtëpisë së njerëzve, që u fut brenda dhomave të gjumit, brenda shpirtrave të njerëzve. Kishin frikë nga vetja e tyre, le më pastaj, le më pastaj nga policia, nga sigurimi i shtetit e nga i gjithë aparati tjetër i diktaturës. Dhe ndërkohë, jemi ndër vendet më të hapura fal 30 viteve, jo fal politikës, fal shqiptarëve që kanë ditur ta përqafojnë lirinë”, u shpreh Basha.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img