Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lulzim Basha me peshkarexhë në Vlorë: Peshkatarët më dhanë fjalën, në 25 prill nuk do dalin në det pa votuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

589c28c9fbde1a1ae58783373d6c6918

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në qytetin e Vlorës. Pak më parë, ai ka dalë live nga zona e Triportit ku ka thënë se sapo kishte përfunduar një një udhëtim të shkurtër me peshkarexhë.

Basha premtoi se qeveria e re me të kryeministër, do tí ndihmojë peshkatarët. Kreu i PD tha se peshkatarët i kishin premtuar se në datë 25 prill nuk do të dalin në det pa shkuar më parë te kutitë e votimit, për të hedhur votën e tyre.

“Qeveria pas 25 prillit do të angazhohet fuqishëm në këto drejtime. Dua ti falënderoj për këtë mikpritje. 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi. Siç më dhanë fjalën më 25 prill nuk do të dalin në det pa hedhur votën e tyre”, tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

“Ju përshëndes nga Triporti në Vlorë në praninë e heronjve të detit, peshkatarëve të Vlorës. Para pak minutash kam përfunduar një udhëtim të shkurtër me një nga peshkarexhat, ku kemi diskutuar problemet më të mëdha që kanë. Padiskutim që jeta e peshkatarit është e vështirë kudo, por nuk ka vend si ky i yni ku peshkatarit nuk i jepet një dorë, por gjobitet dhe taksohet. Shikoji këtë port që  ka mbetur si në mesjetë.

Ndërkohë që çmimet e rrjetave dhe mjeteve të punë si këpusin në mes. Në planin tonë ne kemi angazhime të qarta për tu ardhur në ndihmë peshkatarëve shqiptarë. Së pari me subensionimin e rrjetave, ndërtimin e një tregu të peshkut. Në mënyrë që prodhimi i tyre të mos prishet dhe të mos shkojë kot.

Shqipëria ka mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një mundësi të mirë. Greqia ia doli të dalë nga kriza përmes turizmit dhe peshkimit. Në financimin e infrastrukturës së mirëmbajtjes. Në grante për të përmirësuar flotën e peshkimit. Qeveria pas 25 prillit do të angazhohet fuqishëm në këto drejtime. Dua ti falënderoj për këtë mikpritje. 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi. Siç më dhanë fjalën më 25 prill nuk do të dalin në det pa hedhur votën e tyre”, u shpreh Lulzim Basha, kryetar i PD.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img