Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha me Bardhin “piknik” në Elbasan, takim me të rinjtë: Më presin detyra të veçanta si skuqja e salsiçeve në zjarr

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha me Bardhin “piknik” në Elbasan, takim me të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të takimeve elektorale ditën e sotme ka zgjedhur qytetin e Elbasanit, ku ka zhvilluar një takim në natyrë me të rinjtë e këtij qyteti.  

I shoqëruar nga kandidati për deputet i kësaj zone, Gazment Bardhin, Basha i premtoi të rinjve që pasi të fitojë zgjedhjet e 25 Prillit ai do të sjellë ndryshimin për ta.

Basha tha se me marrjen e qeverisë do të ndërtojë një kampus universitar modern  për të gjithë ata gjimnazistë që do të dëshirojnë të studiojnë në qytetin e Elbasanit.

“Meqënëse sot jemi në piknik nuk do zgjatem shumë me deklarata. Por dua një zotim tja u jap atyre që janë akoma në universitetet vecanërisht gjimnazistëve dhe atyre që duan të studiojnë në universitetin e Elbasanit. Për ju që keni mbaruar kam të tjera prioritete. Për të gjithë studentët e kam një zotim, një pjesë të këtij parku do të ndërtojmë një nga kapuset më modern të universiteteve në Shqipëri”- thotë Basha duke mos u zgjatur më tej pasi sipas tij kishte shkuar për piknik dhe jo për fushatë elektorale.

Pas fjalimit të mbajtur kryedemokrati me sens humori shtoi se: “Më presin detyra të veçanta si skuqja e salsiçeve në zjarr ”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu