Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
24 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lulzim Basha mbush listat për të kënaqur aleatët, vendos më shumë kandidatë sesa lejon ligji

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cbfccb173a9e7e3cafb6927814edaa95

Kreu i PD Lulzim Basha ka zgjedhur të tallet me kandidatët për deputetë. Nëse 4 vite më parë dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lista gjysmake, këtë herë ka zgjedhur të gënjejë me më shumë emra se sa numri i kandidateve që lejon ligji.

Nëse në Kukës ligji lejon 3 kandidatë, Basha ka vendosur 6 emra. Në Gjirokastër lejohen 6 kandidatura por Basha ka deklaruar 7 të tillë. Njësoj dhe Qarku Dibër, ku numri i kandidateve është 6 por Basha ka shënuar 9 emra. Një emër tepër ka shënuar edhe në Qarkun e Beratit ku lejohen vetëm 9 emra. Në Qarkun Shkodër nga 12 të lejuar, Partia Demokratike ka shënuar 14 emra.

18 emra janë në listën e Elbasanit në një kohë kur ky qark ka vetëm 14 të lejuar.

Nga 18 kandidatë të lejuar në Fier, Basha ka vendosur 23 emra. E njëjta situatë në Korcë ku nga 12 mandate rezultojnë 15 kandidatë. Në Vlorë nga 12 mandate, lista e PD ka 19 emra. Në Lezhë nga 9 kandidatë që lejohen ka 10 emra. Në Durrës nga 15 kandidatë që duhen, Basha ka vendosur 21. Në Tiranë janë 36 kandidatë por demokratët kanë shënuar 37 emra.

Me ç’duket kjo taktikë është bërë për “të larë duart” dhe për të shmangur përgjegjësinë nga inflacioni i premtimeve për vende në lista e të vetve dhe aleatëve të tij. E thënë thjesht, një truk mashtrues i radhës i Lulzim Bashës ndaj aleatëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img