Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha mbledh qindra simpatizantë në Gjirokastër: Në 25 prill, votoni për fëmijët tuaj, për Shqipërinë si Europa

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha ne Gjirokaster

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Gjirokastër ku po zhvillon takime me strukturat, qytetarët dhe mbështetësit e kësaj force politike atje.

Gjatë fjalës së tij mes qindra simpatizantëve, Basha u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që në datën 25 prill të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar, për të drejtën e fëmijëve të tyre dhe ndryshimin e Shqipërisë.

“Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra në Shkodër, nga Durrësi në Shkodër, nga mjerimi dhe papunësia. Më 25 Prill çdo shqiptar duhet të votojë për ndryshimin, fëmijët e tij, për ekonominë, punësimin, Europën dhe Shqipërinë si e gjithë Europa. Mos harroni, kjo është një betejë për fëmijët tuaj, një betejë fitorja e të cilës do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë”, tha kreu i PD ndër të tjera.

Gjithashtu, kryedemokrati i kërkoi qytetarëve të që vendosnin maskat dhe të mbanin distancim social nga njëri tjetri për shkak të pandemisë së Covid-19, pavarësisht se ata ishin të shumtë në numër dhe në shkelje të çdo rregulli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll