Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha mbledh në selinë e PD deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, çfarë pritet të diskutohet

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha mbledh në selinë e PD deputetët e dalë nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme do të mbledhë në selinë e PD-së deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë takim pritet të diksutohet strategjia që do të ndjekë PD, pasi Basha është shprehur se nuk do i njohë zgjedhjet e 25 prillit sepse janë manipuluar.

Deri më tani vetëm kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka dalë kundër Bashës, duke u shprehur se opozita duhet ta gjejë gabimin te vetja për humbjen në zgjedhje.

Ndërkohë Partia Demokratike ka dërguar në SPAK materialet që sipas tyre vërtetojnë se Partia Socialiste ka bërë krime zgjedhore, duke filluar nga shit-blerja e votës dhe deri te manipulimi i fletëve të votimit.

Kujtojmë se Partia Demokratike arriti të marrë 59 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, por disa prej tyre ajnë aleatë, kryetarë të partive të tjera.


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu