Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

LULZIM BASHA, KY FITUES SERIAL!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha po etiketohet më së shumti si një humbës i madh.

A jeni seriozë?!

Si mund të quhet humbës një njeri i cili është i aftë të bindë dhjetëra mijëra anëtarë të partisë demokratike ta rizgjedhin dhe ta ribesojnë kryetar prej tetë vitesh në opozitë?

Si mund të quhet humbës një njeri i cili bindi të paktën gjashtëqind e njëzet mijë shqiptarë të votojnë për të?! Ok, ju mund të thoni se shumica e shqiptarëve votuan kundër Ramës më tepër se pro Bashës, po ky është një disktim tjetër…

Humbjet seriale të Lulzim Bashës në ëndërr-misionin e tij për t’u bërë kryeministër i shqiptarëve, janë si humbjet e Juventusit në Champions League! Vërtetë Juvja nuk po mbërrin dot tek kupa me veshë të gjata, ashtu siç Basha tek karrigia me shpinoren më të lartë të qeverisë, por Juvja nuk e ka diskutuar kurrë dominimin në kampionatin e shtëpisë së saj, ashtu si edhe Lul Basha dominimin në shtëpinë e tij politike.

Ka njerëz që mendojnë se Partia Demokratike duhet të ndërrojë trainer!

E bën Juventusi sa herë që nuk fiton dot Championsin, përse të mos e bëjë PD-ja?!

Përgjigja është e thjeshtë: Juventusi është pronë e familjes Anjeli, kurse PD i përket një tjetër familjeje. Ose një grupimi familjesh të cilët mendojnë se Lulzim Basha është traineri i duhur për këtë skuadër. Problemi qëndron tek “aksionerët” e këtij klubi politik. Ata nuk e dinë, por janë në minorancë dhe mendimi i tyre vlen vetëm për tituj gazetash dhe opinione studiosh televizive.

Personalisht nuk kam asnjë opinion pro apo kundër rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar i Partisë Demokratike. Për mua, si elektorat “gri” nuk kanë rëndësi personat në krye të një force politike, por idetë dhe puna e tyre për të bërë diçka të mirë për këtë vend!

Ajo që do të dëshiroja, është një proces i ndershëm dhe transparent zgjedhor brenda partisë, tek i cili në fakt dyshoj fort. Megjithatë, kemi gati një muaj kohë për të kuptuar nëse nga partia më e madhe opozitare në vend do të vijnë sinjale premtuese. Të tillë do të quaja edhe një rikonfirmim të Lulzim Bashës me shumicën absolute të votave. Kjo do të thotë se familja dhe aksionerët janë të interesuar vetëm për “skudeton” dhe jo për “championsin”! Nuk ka dyshim që për atë të parin Basha është “traineri” i duhur! I ka dhënë provat!

Pa dyshim që qëllimi final i klubit “Partia Demokratike” është fitorja e Champions League!

Ajo ka më shumë para!

Lulzim Basha i ka provuar të gjitha strategjitë për të fituar këtë kupë kaq të çmuar, përveç njërës. Ka vetëm një mundësi, vetëm një rrugë që Lulzim Basha të fitojë zgjedhjet dhe të bëhet kryeministër i Shqipërisë:

Lulzim Basha duhet që në këto katër vite, të bindë Edi Ramën që të mos vjedhë më vota në zgjedhje!

Urime për fitoren në “kampionat” dhe suksese në “champions”, zoti Basha!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img