Tirana
overcast clouds
10 ° C
10 °
10 °
76 %
1.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
16 °
E shtunë, 17 Prill, 2021
spot_img

Lulzim Basha kujton masakrën e 2 prillit në Shkodër: Shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim, edhe sot 30 vite më pas

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha, kujton sot masakrën e 2 prillit 1991, kur në Shkodër u vranë nga regjimi komunist në ditët e fundit të tij Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.

“Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë. Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot”, shkruan Basha ndër të tjera.

Shënimi i plotë i Lulzim Bashës:

Si sot 30 vjet më parë, më 2 prill 1991, regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të rinj, bij të Shkodrës dhe pishtarë të demokracisë.

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga falangat e regjimit që po jepte shpirt, sepse guxuan t’ia thonë në sy dhe publikisht diktaturës në panik se koha e saj kishte përfunduar dhe shqiptarët kishin zgjedhur lirinë dhe Europën.

Ai lumë njerëzish të lirë që vërshoi në rrugët dhe sheshet e Shkodrës dëshmoi se edhe në momentet më të vështira dhe përballë tiranisë më të pashpirt, shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim.

Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë.

Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot.

30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img