Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Lulzim Basha kujtohet një ditë me vonesë për masakrën e 26 shkurtit, shkruan në datë 27: Si sot, regjimi i Hoxhës ekzekutoi 22 intelektualë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

464f97595b0e22d8475a44e01b4ed86e

Kreu i PD Lulzim Basha kujton masakrën e 26 Shkurtit të 1951, ku u vranë 22 intelektualë. Vetëm se sot është 27 shkurt.

Edhe pse është një ditë me vonës, Basha shkruan “Si sot 70 vite më parë regjimi komunist ekzekutoi pa gjyq 22 intelektualë…” Ngatërrimi i datës mund të jetë një “lapsus” i kreut të PD ose zyra e tij ka publikuar me vonesë shkrimin e Bashës.

“Si sot, 70 vite më parë regjimi gjakatar i diktaturës komuniste të Enver Hoxhës ekzekutoi pa gjyq dhe me akuza të falsifikuara 22 intelektualë. Arsyeja e vërtetë e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.

Sot ne i kujtojmë me dhimbje dhe respekt Ali Qoralliun, Anton Delhysën, Gjon Temalin, Fadil Dizdarin, Gafurr Jegenin, Haki Kodrën, Hekuran Trokën, Jonuz Kaçelin, Luka Rashkoviçin, Manush Peshkëpinë, Mehmet Ali Shkupin, Myftar Jegenin, Niko Lezon, Pandeli Novën, Petro Konomin, Pjerin Guraziun, Qemal Kasoruhon, Reiz Selfon, Sabiha Kasimatin, Tefik Shehun, Thoma Katundin dhe Zyhdi Herrin.

Sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si përkujtesë se rrugën europiane të Shqipërisë na takon ta mbrojmë me çdo kusht. Ata që e ndërprenë këtë rrugë përpara 70 vitesh dhe të tjerë që duan ta pengojnë sot, do të humbin dhe Shqipëria europiane do të fitojë”, shkruan Basha.

Çfarë ndodhi në 26 shkurt 1951:

Pasdrekën e datës 19 shkurt 1951, u hodh një sasi e vogël dinamiti në oborrin e ndërtesës së ambasadës sovjetike. Pati alarm në Ministrinë e Brendshme dhe në qarqet e larta politike të Tiranës dhe shqetësim në ambasadën sovjetike të Tiranës dhe në Ministrinë e Jashtme të BS-së. Pleniumi i KQ të PPSH i ndërpreu përkohësisht punimet, sepse u mblodh urgjentisht Byroja Politike e KQ të PPSH, që mori në shqyrtim incidentin e rëndë në Ambasadën Sovjetike.

Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja Politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë, disa qindra persona, pa bërë hetime për ngjarjen dhe pa gjetur provat për personat e pandehur. Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit përpiluan listën e vdekjes, arrestimin dhe pushkatimin e 22 vetave (nga datat 19-26 shkurt 1951). Secili prej emrave të përzgjedhur, arrestuar me ngut dhe dënuar kishte një histori të pasur individuale dhe familjare, në fusha të ndryshme dhe përfaqësonte më së miri shtresën intelektuale e properëndimore të Shqipërisë së asaj kohe.

Të arrestuarit u pushkatuan pas pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit. Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti me gjashtë nene, për „veprimtaritë terroriste” që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kish marrë fund. Ministri i Drejtësisë nuk mori pjesë në këtë farsë. Pas ekzekutimit të viktimave që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan me mangësi.

Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, u mor vesh se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kish dhënë vendim për dënimin me vdekje të 22 të vdekurve.

154617721_3979766015407883_6338649722882297618_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img