Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
2.6kmh
20 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Lulzim Basha, kreu i PD voton me një vajzë të re 18 vjeçare, bashkëshortja Aurela nuk voton në Shqipëri (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha është shfaqur në qendrën e votimit në njësinë 8 në lagjen e tij. Porn ë mungesë të votës së bashkëshortes së tij Aurela Basha që është një nënshtetase hollandeze, Basha ka zgjedhur të marrë një të re që voton për herë të parë për të votuar.

Madje Basha e thekson këtë në fjalën e tij ku ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët të votojnë masivisht për demokracinë në këtë ditë të bukur.

Deklarata e zotit Basha:

Keni në duar fuqinë tuaj, për fëmijët familjet tuaja për vendin e kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi. Sot është dita e Shqiëprisë, e demokracisë. Dilni dhe hidhni votën tuaj.

Jam I lumtur që kam hedhur votën me të rinjtë për herë të parë në lagjen time. Kjo është dita juaj e demokracisë dhe Shqipërisë.

Falemnderit, zoti e bekoftë Shqipërinë.

Në qarkun e Tiranës, sipas përditësimit të fundit nga KQZ-ja, deri në orën 08.00 të mëngjesit kanë votuar 11808 persona, ose 3.77%.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img