Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Lulzim Basha krah kreut të PDK-së: Nuk do kursej asgjë që Shqipëria t’i japë gjithçka Kosovës, Krasniqi shembull për rininë shqiptare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  pas përfundmit të takimit me kreun e PDK-së Memli Krasniqi, në një prononcim për mediat ka theksuar mbështetjen e pakushtëzuar që PD i ofron Kosovës.

Gjatë fjalës së tij Basha vlerësoi punën e bërë nga partia opozitare në Kosovës, ku më tej shtoi se gjatë takimit biseduan dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Pata kënaqësinë e veçantë që t’i uroj mirëseardhjen, jo për herë të parë, por në këtë detyrë si kreu i PDK-së, Memli Krasniqit. Përgëzova PD e Kosovës për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës, si një opozitë konstrukti e në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Folëm për zhvillimet e fundit, për dialogun mes qeverinë dhe Kosovës, ku PD qëndron në të njëjtin pozicion për objektivin e dialogut; njohja e ndërsjellët e shteteve.

Ky është shans i mirë për të shtyrë para këtë dialog dhe për të parandaluar pengesat. Është barrë e madhe njohja e pavarësisë nga të gjitha vendet anëtare të BE. Do të shmangej çdo skenar që kërcënon Ballkanin, si në Bosnjë Hercegovinën. Lufta kundër korrupsionit janë prioritetit dhe shërbimi më i mirë që i bëjmë vendeve tona. Shqipëria ka detyrë të përhershme por në momentin aktual si anëtare e Këshillit të Sigurimit, të shtyjë para çdo aspekt që ka të bëjë me qytetarët e Kosovës. Këtu nuk do të resht së shtyri nga opozita, por nuk do të kursejë asgjë që Shqipëria t’i japë gjithçka që mundet Kosovës, në mënyrë që institucionet atje dhe qytetarët të kenë benefite dhe produktivitet mes dy vendeve.”, tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike në Kosovë, Memli Krasniqi, falenderoi Lulzim Bashën për mbështetjen e dhënë dhe gadishmërinë e tij për forcimin e bashkëpunimit mes dy partive.

“Diskutuam në detaje me Bashën për temat të brengave të përbashkëta. Kosova dhe Shqipëria kanë sfera të cilat kanë nevojë të intesifikojnë që të rrisnin bashkëpunimi. Gjthmonë ka qenë shembull pavarësisht se jemi në opozitë ne vendet tona bashkëpunimin tonë Kosovë Shqipëri e kemi prioritet. E falenderova Bashën për gadishmërinë e tij që të thellojmë bashkëpunimin dhe korrdinimin nëpërmjet dy partive tona dhe në këtë kuadër ne do të vazhdojëm takiemt tona dhe bashkëpunimet”, tha Krasniqi.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img