Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Lulzim Basha kërkon votat e demokratëve të Korçës: Ftesa ime është e qartë, të vazhdojmë bashkë! Të pandarë e rrëzojmë Edi Ramën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë mesditën e sotme në Korçë ku është takuar me anëtarësinë e forcës politike që drejton atje, dhe ka kërkuar votën e tyre për zgjedhjet e 13 qershorit, për kryetarin e ri të Partisë.

Ftesa e Bashës për demokratët e qytetit juglindor ishte e qartë, t’i besojnë dhe ta votojnë atë në krye të PD për të vazhduar rrugëtimin e nisur para zgjedhjeve të 25 prillit. Ndryshe nga herët e tjera, Lulzim Basha tha nga Korça se pavarësisht kush fiton zgjedhjet për kryetar, nga kjo garë të gjithë duhet të dalin të bashkuar.

“13 qershori është hapi i parë i betejës që na pret pas 25 prillit. 25 prilli o ishte fitore e Edi Ramës o ishte masakër zgjedhore. Kërkesa ime është ta vazhdojmë këtë betejë së bashku për ta çuar deri në fund. Duhet të dalim të bashkuar nga kjo garë”, tha kreu i PD ndër të tjera.

Turi i takimeve të Bashës është zhvilluar me anëtarësinë e Korçës, Pogradecit,  Maliqit dhe Devollit.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Do të luftoj deri në frymën time të fundit që çdo pikë djerse e demokratëve të mos shkojë dëm. Unë e dua PD siç e doni ju, të fortë, të pandarë dhe të bashkuar. Synimi është që nga kjo garë të dalim më të bashkuar sesa futemi në këtë garë.

Vetëm kështu mund të mundim regjimin dhe atë që kryeson këtë regjim, Edi Ramën. Për mua 13 qershori është një moment i rëndëisshëm ringritjeje, për të vazhduar rrugëtimin tonë.

Ftesa ime është e thjeshtë dhe e qartë, unë kërkoj që së bashku ta vazhdojmë këtë betejë deri në rrëzimin e këtij regjimi. Për mua ka vetëm një objektiv: Duhet rrëzuar një orë e më parë Edi Rama. Ai do që ne të mos e vazhdojmë këtë rrugë.

13 qershori është hapi i parë i betejës që na pret pas 25 prillit. 25 prilli o ishte fitore e Edi Ramës o ishte masakër zgjedhore. Kërkesa ime është ta vazhdojmë këtë betejë së bashku për ta çuar deri në fund. Duhet të dalim të bashkuar nga kjo garë.

Nëse nga kjo garë dalim të bashkuar, që duhet të jetë qëllim i çdo demorkati, atëherë ju garantoj që i kemi në dorë të gjitha mjetet që i ngritën në këmbë shqiptarët për shpresën për ndryshim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img