Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha i tregon "vijat e kuqe" Sali Berishës: Statuti do të veprojë mbi ata që përçajnë PD

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha i tregon "vijat e kuqe" Sali Berishës: Statuti do

Kreu i PD Lulzim Basha ia ka bërë të qartë "vijat e kuqe" të Partisë Sali Berishës. Sipas tij, është detyrim i demokratëve dhe i tiji si kryetar që të veprojnë kur shikojnë që ka përpjekje për të përçarë PD dhe angazhimin e elementëve kriminalë në këtë proces.

"Është detyrim i çdo anëtari dhe i imi si kryertar ta zbatojë statutin nëse ka veprime që shfokusojnë veprimtarinë e PD në përballjen me regjimin. Nëse ka veprime që kulmojnë me veprime të tjera anti-statutore dhe që dëmtojnë interesat e PD, përpjekje për përçarje të PD, por dhe për angazhimin në këtë proces të krimit të organizuar që demokratët i kanë patur përballë se janë ushtarët e Edi Ramës. Në këtë pikë nuk është më çë shtje a do veprojë apo jo statuti. Është përgjegjësi politike e çdo demokrati për të vepruar", tha Basha ndër të tjera.

Për Kuvendin e thirrur nga Kryesia në datë 18 dhjetor, Lulzim Basha tha se ai do jetë "kuvend i bashkimit të demorkatëve".

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

PD ka nisur një aksion opozitar me një front të gjerë dhe me iniciativa të rëndësishme, si ajo për ndryshimet kushtetuese, për Komisionet hetimore, që prekin direkt rikthimin e demokracisë  në vend, dhe për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë.

Këtij aksioni i është mbivendosur një tjetër aksion, i cili zanafill ka shpalljen e Berishës non grata.

Kuvendi i 18 dhjetorit nuk ka në axhendë një vendim tashmë të marrë nga SHBA. Nuk ka në axhendë as vendimet e PD në përputhje me statutin, të diktuara nga ky vendim i SHBA. Sa i takon vijave të kuqe, ato nuk i caktoj unë por Statuti.

Është detyrim i çdo anëtari dhe i imi si kryertar ta zbatojë statutin nëse ka veprime që shfokusojnë veprimtarinë e PD në përballjen me regjimin. Nëse ka veprime që kulmojnë me veprime të tjera anti-statutore dhe që dëmtojnë interesat e PD, përpjekje për përçarje të PD, por dhe për angazhimin në këtë proces të krimit të organizuar që demokratët i kanë patur përballë se janë ushtarët e Edi Ramës.

Në këtë pikë nuk është më çështje a do veprojë apo jo statuti. Është përgjegjësi politike e çdo demokrati për të vepruar

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll