Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
16 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

“Të mori Baca Çet apo Zamir Mane?” Basha i përmend oligarkët, Rama i përgjigjet menjëherë: Çoji në SPAK!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, janë duke replikuar me njëri-tjetrin në Kuvend, në seancën e sotme plenare. Basha i përmendi Ramës disa oligarkë me emër dhe mbiemër, ndërsa e akuzoi se në Shqipëri është rritur vetëm importi i bananeve, nisur nga fakti se janë kapur disa ngarkesa me kokainë.

“Pse të ra heshtja kur në mbledhjen e kaluar të thanë se 30% e karburantit ishin kontrabandë. Të mori Baca Çet ty? Të mori Baca Çet ty? Të mori Zamir Mane ty? Gjysma e Tiranës nuk e di nëse çet Kastarti është pronar apo administrator i parave të tua.

Shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur. Bananet janë rritur, bravo! Të janë rritur bananet se të gjithë ata që bëjnë trafikun e drogës që vjen me bananet, edhe ata që i ke pasur jashtë oborrit, i ke futur në oborr sot, i do emrat? Ta mban? I do emrat apo jo? Shko tako përfaqësuesit e Agjensive Ligjzbatuese të partnerëve, unë të siguroj që i kam. Në qoftë se nuk t’i kanë dhënë, shko takoi. Edhe pastaj mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veproj”, i tha Basha Ramës.

Kryeministri doli menjëherë pas Bashën dhe tha se ky ishte një sulm i shëmtuar. ” Këto janë gjoba Lulzim. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba. Atë oligarkun që përmende, bëj letrat dhe çoje në SPAK”, i tha Rama Bashës ndër të tjera.

Pjesë nga përgjigja e Ramës:

– Është shumë e shëmtuar ajo që ndodh. Ta dish. Foltoren këtu nuk e solla unë, se ke dëgjuar dhe nuk ke për ta dëgjuar nëse nuk do ta sjellësh ti. Pse më ndërhyn, unë nuk të ndërhyra. (E ndërpret Basha). Pse qesh? Se e qeshura që të vinte natyrshëm, këto kohë të vjen me vështirësi.

E mora fjalën prapë për të vënë disa pika mbi i. Mos imito, hiq dorë nga imitimi i atij që e quajte ustai, ustai jot jo i imi. Ai thoshte sa herë që dilte këtu, ai vinte diagnoza kur më bënte akuza mua. Ti vure diagnozë prapë.

Ti më tregon mua prindin dhe këta të tjerët të gjithë duartrokasin. E kupton sa poshtë je. Me këto do ta ringreshm, se ke që në 2013 me alarm e këmbana. Më këto do bësh ti opozitë, duke iu referuar ustait tënd. Duke folur si ai. Duke nxjerr fjalë për të gjithë ne që jemi këtu.

Këto janë gjoba Lulzim. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba. Atë oligarkun që përmende, bëj letrat dhe çoje në SPAK.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img