Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lulzim Basha i përgjigjet deklaratave të Ramës: "Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija"

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha i përgjigjet deklaratave të Ramës: "Injoranca

Kreu i PD Lulzim Basha i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Rama, për komentet e këtij të fundit sot për situatën në selinë blu. Kur u pyet për Bashën dhe Berishën, kryeministri tha se ata "janë dy burra në një hall të madh" dhe ai nuk u zgjidhet dot ndaj s'do merrej me ta.

"Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija." At Gjergj Fishta -, është kjo shprehja e që ndan Basha.

Çfarë deklaroi sot kryeministri Rama

Për tu kthyer te Lulzim Basha. Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të pamerituar. Është një fund i përgatitur prej vitesh, as nga unë e as nga ju, e as nga shqiptarët, por pikërisht nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër për të përsëritur të njëjtën gjë për rezultate të tjera.

Një forcë politike që nuk ka prodhuar prej vitesh asgjë tjetër, përveç mite fitoresh të vjedhura. Sherre që kanë dëmtuar vendin, rrëmuja që kanë dëmtuar vendin. Përpjekje për të ardhur në pushtet pa pasur asnjë kapacitet real për të qeverisur. Unë s’kam asnjë punë as me njërin as me tjetrin. Janë dy burra në një hall të madh. Askush nuk e zgjidh dot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu