Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lulzim Basha i pari që uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhje: Do të jem i lumtur të bashkëpunoj me qeverinë e re të Kosovës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6db94e8634875279750ac0a0eb93d824

Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha është i pari politikan shqiptar që ka uruar kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme.

Basha shkruan se do të jetë i lumtur të bashkëpunojë me qeverinë e re të Kosovës, ndërsa përgëzon qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor shembullor me standarte europiane.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.”, shkruan Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img