Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Lulzim Basha i bindur: Delegatët kanë firmosur masivisht për 18 dhjetorin! Të bashkohemi kundër Edi Ramës, jo për interesat e Berishës

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha shprehet se delegatët e PD kanë firmosur masivisht për të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur prej tij më 18 dhjetor. Ai thotë se demokratët duhet të bashkohen kundër Edi Ramës, të cilin e quan “e keqja e madhe”, dhe jo për interesat e Sali Berishës.

“Delegatat e PD masivisht kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Për çdo demokrat dhe demokrate, për të gjithë shqiptarët, mesazhi im është i qartë: të mos lejojnë të keqpërdoren për interesat vetjake, të kujdo qofshin këto. Por të bashkohemi kundër të keqes së madhe, që është Edi Rama dhe qeverisja e tij”, u shpreh Basha në Nees 24.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Pra, mesazhi im është të jemi bashkë në një betejë që e udhëheq Partia Demokratike që kam barrën dhe privilegjin t’i prij pas zgjedhjes time në një shumicë absolute me një anëtar një votë dhe  mos të biem  pre e agjendave personale, e problemeve personale, interesave personale as Sali Berishës as të askujt tjetër. Sepse në këtë kuadër ajo që  përshkrova më sipër nuk po bën gjë tjetër veçse një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës të cilin nga ana tjetër Edi Rama vazhdon ta ushqejë ditë për ditë.

11 dhjetori siç ju thashë është një Foltore e thirrur në Tiranë ku janë thirrur të vijnë edhe ata që kanë qenë në Foltoret e tjera. Do të vijnë, s’do të vijnë është puna e tyre, është vullneti i tyre. Disa pre tyre janë anëtarë të Partisë Demokratike, disa prej tyre mund  të jenë edhe delegatë, disa prej tyre janë simpatizantë, disa prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Shumë është thënë dhe është raportuar këto kohë se disa prej tyre janë kundërshtarë të Partisë Demokratike dhe u intereson një përçarje e Partisë Demokratike, por ky është një aktivitet i thirrur nga zoti Berisha dhe nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Partia Demokratike ka një Kuvend me 18 dhjetor dhe kushdo që është i interesuar për një debat të shëndoshë, për një dialog të vërtetë mes demokratëve dhe mbi të  gjitha për të vendosur së bashku rrugën për të  ardhmen e vendit, rrugën për të ardhmen jo vetëm të Partisë Demokratike, por të gjithë shqiptarëve, Kuvendi i Partisë Demokratike është me 18 dhjetor.

Më shumë