Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Lulzim Basha hipën në traktor dhe mbledh lakrat me fermerin në Divjakë: Ramës nuk i bëhet vonë për produktet tuaja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur që të shkojë në Divjakë për të takuar fermerët e kësaj zone.

Si rrallë herë, Basha  ka vendosur që të hipë në traktor me nëj fermer i cili ishte duke punuar tokën me lakra.  Nga pamjet e publikuara Partisë Demokratike, Lulzim Basha shfaqet duke dëgjuar problemet e fermerit të cilit i ka premtuar se pas 25 Prillit  jeta e tij do të ndryshojë.

“Unë nuk mendoj se i bëhet vonë atij për produktet e Divjakës, por nuk është kjo çështja që dua të diskutoj me ty. Ajo që dua të them është që në qoftë se Kosova me gjysmën e buxhetit të Shqipërisë arrin të japë subvencione, në qoftë se Maqedonia me një buxhet afërsisht sa i Shqipërisë jep 100 milionë euro, pse mos të japim ne?

 Po e the ti, ku shkojnë paratë?! Kjo është! Pra, me 25 prill vendimi që do marrësh është ku do të shkojnë paratë: atje ku kanë shkuar këto 8 vite apo do vijnë për subvencione, për ndihmë për ju?!”, i tha Basha fermerit.

170678854 569596410667472 1092053396397104518 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img