Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lulzim Basha “fushatë” për largimin e Ramës: Që prej 2014, mijëra shqiptarë kanë emigruar në vendet e BE. Ta ndalim, ose do plaket Shqipëria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

14b3a5faf0ea222cef1f8f94e4627e7f

Kreu i PD Lulzim Basha u bën thirrje shqiptarëve që së bashku të ndalin Edi Ramën, pasi sipas kryedemokratit, nëse vazhdohet kështu Shqipëria do të plaket dhe do të tkurret gjithmonë e më shumë.

“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, shkruan Basha, dhe ndan një video-mesazh të përgatitur nga zyra e tij.

“Ju kujtohet kur Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune? “300 mijë vende të reja pune”. Dështoi. Që prej vitit 2014, qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar në vendet e BE. Kjo ëhstë arsyeja kryesore pse renditemi të parët për nga numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria do të plaket dhe do të tkurret gjithmonë e më shumë. Ne kemi një plan konkret. Ne do t’i rikthejmë Shqipërisë punën”, thuhet në video-mesazhin e mëposhtëm.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img