Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Lulzim Basha flet për 25 prillin: Masakër elektorale, viktimë nuk është PD! Si i morën votat, Rama, Doshi dhe Rakipi?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i ka quajtur “masakër elektorale, viktima të së cilës nuk janë PD dhe deputetët e saj”.

“25 prilli është një masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD dhe deputetët tanë. Rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedent të krimit të organizuar, parave të pista të krimit dhe siç tha raporti paraprak i OSBE-ODIHR, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit, nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve.

Detyrimi jonë është ndaj qytetarëve. Ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit të gjithë kamerat dhe mikrofonat e medias së lirë duhet të drejtojnë pyetjet legjitime te Rama-Doshi dhe Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të DASH, si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të DASH bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës, Jyrgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, Rrahman Rrajën me kokainën dhe klanin e tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve?

Si i morën votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës, person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge? A mund të pranojë Shqipëria që sot nga njëra anë me trashëgiminë e anëtarësimit në NATO gjatë kohës që qeveriste PD, mban me krenari këtë peshë dhe nga tjetër shkatërron themelet e demokracisë, viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë fort, dhe të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend. Beteja do të bëhet në të gjitha frontet dhe përfundimi do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve”, tha Basha ndër të tjera.

Kreu i PD i uroi mirëseardhjen dhe trupave tëë NATO-së dhe aleatëve, të cilët sot nisën stërvitjen më të madhe ushtarake në rajon.

“Aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë, dhe vlerat rreth të cilave ne bashkohemi, janë të pacënueshme. Duke filluar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe ato strategjike. Le të jetë ky një mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në fuçi baruti. Kjo nuk është një aleancë ushtarako-politike dhe politiko-ushtarake”, tha Basha ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img