Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha e përsërit para 7.000 anëtarëve të Kuvendit të PD: 25 prilli ishte MASAKËR ZGJEDHORE! Fajtorët, Rama, Doshi, Rakipi e Balla

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha e përsërit para 7.000 anëtarëve të

Kreu i PD Lulzim Basha, është duke folur në këto momente para anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë të cilën ai e drejton, shkruan neWsbomb.al. Ai e quajti dhe një herë para tyre 25 prillin si masakër zgjedhore.

Për të, shqiptarët i dinë fajtorët për shtrembërimin e vullnetit të zgjedhësve, dhe ata janë: Edi Rama, Tom Doshi, Aqif Rakipi dhe Taulant Balla. Sipas Bashës, pushteti përdori të gjithë mekanizmat për të blerë votën.

“Shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit, ndryshimet kushtetuese të njëanshme 6 muaj para zgjedhjeve, rritja e paprecedentë e fletëve të votimit si pasojë e hilesë së pushtetit, ishin me pak fjalë masakër zgjedhore. PD ka depozituar në KQZ dhe SPAK mijëra dokumente, para zgjedhjeve, që tregonin se pushteti po deformonte vullnetin e qytetarëve.

Bashkë me Tom Doshin, Edi Rama përdori një sigël politike, një parti për Tom Doshin. Pamë si në këtë masakër zgjedhore u ngritën nga hiçi, njerëz pas një kontribut, vetëm përmes parave, si dhëndri dhe djali i Aqif Rakipit. Taulant Balla doli njeriu më i votuar në Shqipëri, provë se janë mashtruar dhe shantazhaur qytetarët”, tha Basha ndër të tjera.

Megjithatë, Lulzim Basha theksoi se PD iu qëndroi mjeteve të ndershme, pavarësisht modelit të Edi Ramës.

“Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë.

Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll