Hapësire reklamuese

Politikë

‘Lulzim Basha do e provojë në zgjedhje’, reagon PD për deklaratën e Rexhep Rrajës

Shkruar nga Newsbomb

Vjen reagimi i parë nga PD për deklaratën e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist. Ditën e sotme në gjykatën e Krujës Rraja dha një mesazh për kreun e PD, duke u shprehur se ‘Lulzim Basha do e provojë në zgjedhje’.

Lidhur me këtë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi shprehet se Rexhep Rraja është zëdhënësi i PS për zgjedhjet.

Reagimi i plotë i Bylykbashit:

Rexhep Rrahja - zedhenesi i PS per zgjedhjet

PS e paska gjetur konsensusin per reformen zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do te beje propozimet e saj te njeanshme per Kodin zgjedhor. Arsyeja eshte shume e thjeshte: po sot, nen pranga per dhunimin e nje vajze te pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kercenon opoziten: do ta shihni ne zgjedhje.

Zedhenes dhe prove me te mire te paktit te PS me krimin ‎per te dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo eshte reforma qe propozon PS!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.