Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Lulzim Basha dërgon përfaqësuesit e tij, KQZ e njeh si kryetar të PD për zgjedhjet e 6 marsit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njeh zyrtarisht Lulzim Bashën si kryetar të PD dhe kjo parti ka dërguar përfaqësuesit e saj në këtë institucion për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i është drejtuar juristit Ivi Kaso duke thënë se ai nuk ishte më përfaqësues i PD.

Kaso ka përfaqësuar opozitën dhe PD në KQZ para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, por pas ndarjes së kësaj force politike në “dy palë”, juristi Ivi Kaso u reshtua me Sali Berishën. Partia e drejtuar nga Lulzim Basha ka dërguar në institucionin përgjegjës për zgjedhjet dy përfaqësues të tjerë, Indrit Sefën dhe Marash Logun.

Në këto kushte, Celibashi është detyruar të vërë në dijeni Ivi Kason se ai nuk ishte më përfaqësues i PD, sepse KQZ duhet të veprojë në rrugën institucionale, dhe sipas Gjykatës Lulzim Basha është ende kryetar i PD. Juristi Kaso ka thënë se kryetari aktual i PD është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha.

“Në pikëpamje të ligjit raporti i një partie politike me KQZ-në është një raport i vazhdueshëm, edhe në atë jo zgjedhor. Me gjithë keqardhjen që kam në lidhje me këtë situatë, duhet të pranojmë që jemi në marrëdhënie institucionale.

Ai që është përfaqësues ligjor i saj (PD) ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Opinionet dhe mendimet e PD-së në lidhje me aktet janë ato që do të prezantojnë nga Indrit Sefa dhe Marash Logu”, tha Celibashi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img