Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha: Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të hapim negociatat me BE, për heqjen e vizave plotësuam 150 kushte në kohë rekord

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha: Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Vilë Bashtovë të Kavajës ka premtuar se gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes do të bëjë të mundur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave kur ishte Ministër i Jashtëm, teksa kujtoi se në atë kohë qeveria plotësoi 150 kushte në kohë rekord për të bërë të mundur liberalizimin e vizave.

“Rinia është motivi im i përditshëm. Por ënse më pyet se cilat janë 3 shtyllat e misionit tim: Një zgjim ekonomik në çdo fushe; Integrimi në BE, por nuk integrohesh dot me 200 euro rrogë, prandaj jo vetëm demokratët, por gjithë shqiptarët e besojnë se rruga e vetme që siguron familjet tuaja është integrimi në BE; E treat, misioni tjetër i imi është t’i hap rrugën rinisë. Nëse ka një fusha ku Shqiëpria ka hyrë në Europë, kjo është dlirësia e shpirtit të të rinjve shqiptarë. Misioni im është t’i hap rrugën rinisë që të marrë në dorë fatet e vendit. Socialistët po bashkohen me demokratët për ndryshimin dhe ndryshimi është numri 9.

Ju garantoj që brenda 100 ditëve të para ne do të hapim negociatat. Më vjen mirë që ju e prisni këtë me optimizëm dhe besim. Kur kam qenë në Kavajë vite më parë dhe u thashë se do u heq vizat, ra heshtja dhe disa ulën kokën. Por ja ku jemi, dhe për këtë merita është e çdo shqiptari dhe në veçanti e atyre që bëjnë realitet fjalët e dhëna. 150 kushte për të hequr vizat dhe ne i plotësuam në kohë rekord”, tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll