Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha: Asgjë nuk më është dhuruar! Më kanë dhënë vetëm luftë, edhe nga brenda partisë kur kemi qenë në pushtet

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha: Asgjë nuk më është dhuruar! Më kanë

Kryedmeokrati Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se jeta e tij politike përshkruhet vetëm nga gara, teksa shtoi se asgjë nuk i është dhuruar.

Sipas tij, atij i kanë dhuruar vetëm luftë, madje edhe nga brenda partisë kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet.

"Unë vij nga një familje e cila nuk ka asnjë lidhje me Partinë e Punës së Shqipërisë, zero lidhje. Kaq! Unë jam i zgjedhur me një anëtar një votë me 13 qershor 2021. Më 22 korrik 2017, më 22 korrik 2013. Unë jam zgjedhur në votë të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit aktual në bashkinë e Tiranës. Unë kam kryesuar listën e Elbasanit dhe kam dhënë rezultatin historik për Partinë Demokratike me 7 deputetë nga 14 deputetë që kishte qarku i Elbasanit.

Ndërsa para tyre jam zgjedhur në mazhoritar drejtpërdrejt kundër një prej figurave më të fuqishme të atëhershme të qeverisë Nano, sot ministër në qeverinë Rama, Arben Ahmetaj me 6 muaj stazh në politikë në Shqipëri. Jeta ime politike ndryshe nga çfarë e përshkruajnë armiqtë e Partisë Demokratike, kundërshtarët e Partisë Demokratike, por edhe ata që i shkojnë prapa avazit, përshkruhet vetëm nga gara. Asgjë nuk më është dhuruar. E vetmja gjë që më është dhuruar është luftë. Luftë nga kundërshtari politik, luftë edhe nga brenda partisë edhe kur kemi qenë në pushtet", tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll