Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Luljeta Bozo tregon pse pranoi ofertën e Ramës: Për mua leku është i fundit, jam njeri që punoj gjithë ditën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5f56e6cb85ccc1119c15e6aed201fe36

Kandidimi i inxhinieres Luljeta Bozo për Partinë Socialiste ishte një vendim që befasoi opinionin publik, pasi ishte një lëvizje e papritur nga kryeministri Rama.

Bozo në një intervistë në emisionin “Dola te Ola” ka folur për pranimin e ftesës së kryeministrit, për të cilën tha se ka patur pak hezitim në fillim.

Ajo ka treguar edhe dy arsyet që vendosi të kandidojë si deputete, të cilat janë  vlerësimi nga kryeministri dhe dëshira e njerëzve që ajo t’i përfaqësojë.

”Thashë po. Në fakt erdhi paksi i papritur. Nuk ishte, s’më kishte shkuar në mendje të isha kandidate në Kuvend. E dyta, kisha një si detyrim qytetar pas tërmetit, kam pasur një detyrim dhe falenderim nga shumë njerëz që më uronin jo vetëm falenderimin për qetësinë gjatë tërmetit, uronin të kenë njerëz si ju që të na drejtojnë. Është dëshirë e gjerë e njerëzve që s’i njoh, dhe vlerësimi shumë i madh.

E pranova me njëfarë hezitimi, s;jam pranuar me këto gjëra.

Mendoj se jeta do vazhdojë me të njëjtin ritëm. Do jenë disa detyra të reja, unë punoj gjithë jetën. S’kam bërë ndonjëherë jetë parlamentare, s’më tremb. Do jetë angazhimi dhe përgjegjësia më e madhe. Në parlament s’do flasësh kodra pas bregut, por për një grup të gjerë, probleme të njerëzve.

Të shikoj cilat janë drejtimet në të cilët do zhvillohet vendi, se ajo është detyra e qeverisë. Themi për zhvillim brenda mandatit dhe njëçik më larg.

Të hartohen ato ligjet që jerëzit të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Nga librat nuk heq dorë, po shkruaj një libër teknik. Kam vite që e mendoj, kam mbledhur shumë materiale. Unë jam si miu i bibliotekës, se studioj gjithë ditën. Mendoj se do jetë një ndihmë e mirë për inxhinierët e ndërtimit .Pandemia më ka munguar njëçik se s’mund të shkoj në insitutcionet që mund të marr këto. Jemi të kufizuar.

Jam e prerë, një njeri që punon gjithë ditën, gjithë kohën. Me shumë ndershmëri, shumë dashuri. Leku për mua është i fundit”, tha Bozo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img