Hapësire reklamuese

Politikë

Luljeta Bozo hap seancën parlamentare: Ndihem e privilegjuar, populli na ka zgjedhur me votën e tyre dhe detyra jonë është të punojmë pa marrë parasysh ngjyra partiake

Shkruar nga Newsbomb
Luljeta Bozo hap seancën parlamentare: Ndihem e privilegjuar, populli na ka

Deputetja Luljeta Bozo, duke qenë se është deputetja më e vjetër në moshë, ka hapur seancën plenare së ditës së sotme.

Në fjalimin e saj të parë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë Bozo tha se,“si grua ndihem më e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë nuk ka pasur kaq shumë gra dhe vajza”.

Bozo gjithashtu falenderoi edhe qytetarët të cilët i besuan votën dhe shtoi se të gjithë deputetët në Kuvend do të punojnë për të gjithë duke mos marrë parasysh ngjyrat partiake.

Nga ana tjetër Bozo, solli në vëmendje dhe reformat e ndërmarra nga Kuvendi i kaluar, duke thënë se detyra e tyre është ti çojnë deri në fund.

“Ndihem e privilegjuar që pas një karriere të gjatë sot kam nderin të hap legjislaturën e X të Kuvendit. Si grua ndihem edhe më e motivuar pasi kurrë më parë nuk ka patur kaq shumë gra në rradhët e saj, ndërkohë kabineti i ri qeveritar do ta kthejë Shqipërinë në kampion botërore për pjesëmarrjen e grave. Ju uroj të gjithëve mirëseardhje. Duhet ti jemi falenderues popullit që na votoi për t çuar Shqipërinë drejt Europës. Ne jemi këtu të ardhur nga proces shumë demokratik, jemi falë votës së popullit që me mençurinë e tyre votuan me dinjitet. Besoj se kemi detyrë që reformat e marra ti çojmë më tej. Votuesit na besuan që të çojmë përpara probleme

t me drejtëssinë, të zgjdhim aq sa mundemi çështjet e pronave, zhvillimi ne shëndetësisë, ekonomisë dhe problemet e pensionistëve. Sot Shqipëria është nëj vend që prodhon paqe dhe stabiilitet. Shqipëria jonë është strehë e ngrohtë për këdo. Populli na ka zgjedhur me votn e tyre por sot është detyra jonë që të punojmë për të gjithë njësoj pa marrë parasysh ngjyra partiake”, tha Bozo gjatë fjalës së saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu