Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
2 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Luljeta Bozo, deputetja më e madhe në moshë; ndiqet nga Sali Berisha dhe 16 të tjerë që janë mbi 60 vjeç

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Parlamenti i ri në shtator do të ketë 18 deputetë të moshës mbi 60-vjeç, përfshi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndonëse e ardhmja politike e tij është trazuar kohët e fundit.

Në krye të listës për nga mosha më e madhe, është deputetja socialiste Luljeta Bozo, inxhinierja që fitoi simpatinë e publikut pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

ISP shkruan se sipas rregullores së Kuvendit, deputeti me moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare.

“Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti në moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare në fillimin e legjislaturës. Aktualisht, sipas të dhënave të përpunuara nga stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), nga deputetët e zgjedhur Luljeta Bozo pritet të jetë deputetja në moshën më të madhe (datëlindja 1943), ndjekur nga Sali Berisha (datëlindja 1944). Në total 18 deputetë janë mbi moshën 60 vjeç, shumica prej tyre me përvojë të gjatë parlamentare, ndërkohë që vetëm dy deputetë do të jenë nën 30 vjeç, të dy prurje të reja politike. Për informacion, kryeministri Rama i përket ditëlindjes 1964 ndërsa kryetari i PD Basha ditëlindjes 1974.

Në praktikat e studimeve parlamentare gjithnjë mosha personale lidhet me moshën politike dhe me kontributin e secilit politikan gjatë karrierës së tij. Parë në këtë prizëm, ekspertët e ISP vlerësojnë se shumica e veteranëve të parlamentit të ri janë prurje të fillimeve të, – disa kanë mbajtur poste të larta politike edhe më 1990-1991 deri në kryetarë partish, disa drejtues të partive në rrethet e tyre, ndërkohë që dy prej prurjeve kanë përvojë minimale politike. Referuar kontributit profesional, me siguri secila parti ka vlerësime të larta për deputetët e saj, përfshirë militantët mbështetës, por në një lexim neutral e profesional të bilancit të tranzicionit, pothuajse të gjithë emrat e tabelës kanë të përbashkët “meritën” se nuk kanë arritur të lënë gjurmë pozitive në historinë e tranzicionit, nuk kanë iniciuar ligje të rëndësishme apo procese reformash serioze, si dhe nuk kanë demonstruar maturi, transparencë dhe llogaridhënie politike gjatë viteve apo dekadave në karrierë. Një pjesë e tyre ishin krijues e drejtues të sistemit të politik, për pasojë, edhe përfituesit kryesor të privilegjeve të tij, një pjesë vijon të mbijetojë për shkak të besnikërisë /shërbimeve ndaj liderit politik, kurse një pjesë tjetër shpreh deformimet aksidentale të përfaqësimit gjatë tranzicionit, për shkak të CV të tyre problematike në qeverisjen lokale, qendrore apo në partitë e tyre politike.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)”

sdgerhe5h45hj4j
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img