Hapësire reklamuese

Politikë

'Lulit i ka ngel ora se zemrekët ia ka marrë Saliu', paralajmëron ashpër Rama: Kush na tërheq mbrapsht do ta shohë veten keq

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ashpër opozitën gjatë takimit të mbajtur me qytetarët e Lezhës në sajë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama tha se kush tenton t'i pengojë do ta shohë veten shumë keq, ndërsa ironizoi kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilin tha se i ka ngel sahati, pasi pretendon se akrepat ia ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha.

'Kush nuk na ndjek dot më vjen keq, kush mendon se mund të na tërheqë mbrapsht atëherë do ta shohë veten shumë më keq seç e ka parë veten karshi shqiptarëve.  A jemi ne më të mirët? Jo nuk jemi, por më të mirë se ne nuk ka. Mjafton të kenë sy në ballë të shohin si kanë qenë ata të vjetrit. Ata prish, ne ndërto, ata shkatërro ne rregullo. Ata tërhiq vendin mbrapa, ne sa kemi mundur tërhiq përpara. Ata zhyt Shqipërinë në borxhe, ne laj borxhe dhe rindërto ekonominë. Ata bam e bum me baltë dhe me zjar aq sa herë shfaqen në ekran duke larguar fëmijët nga televizori dhe për fat gjithmonë ja kemi dalë të mos biem në nivelin e tyre. Por kot nuk thonë po fjete me qenin do zgjohesh me pleshtat. E mbani mend Tiranën si ka qenë. Ky kryetari i sotëm as sahatin e qytetit që kishte mbi kokë nuk e shihte se i kishte ngel ora dhe vazhdon ta ketë orën mbrapa se zemrekët e orës ia ka marrë Saliu dhe më falni që ia përmenda emrin se as emrin nuk dua t'ia përmend', tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll