Hapësire reklamuese

Politikë

“Lulin nuk e voton as familja e vet”, Veliaj ironizon kryedemokratin: Kur s’ta jep votën as gruaja jote, mos hajde të ma kërkosh mua, unë votoj PS-në dhe Edi Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj - Lulzim Basha

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar gjobën që KQZ i ka vendosur atij në lidhje me aktivitetet e tij politike.

Ai u shpreh se KQZ me këtë vendim është treguar si ajo nëna e mirë që u thotë fëmijëve të lënë edhe qullacin e lagjes që të kapë topin, duke iu referuar kryedemokratit Basha.

Veliaj tha në Report Tv se Bashën nuk e voton as gruaja e tij, ndaj nuk duhet që të shkojë ta kërkojë votën te kryebashkiaku i Tiranës.

“KQZ është treguar si ajo nëna e mirë që thotë fëmijëve “lëreni ta kapi topin edhe ky qullaci i lagjes”, duan që të luajë edhe Luli, por kjo nuk është lojë për kalamaj. Nëse Luli nuk rritet, ky nuk është problem ynë. Nuk është faji im që Lul Bashën nuk e voton as familja e vet.

Është e drejta e tyre që të bëhen hollandezë, por fakti që nga familja e Lul Bashës nuk del më shumë se një votë, nuk është problem im. Nuk mund t’i thuhet dikujt tjetër “ti mos puno”. Nuk bëhen votat. Kur s’ta jep votën as gruaja jote, mos ia kërko votën kryetarit të bashkisë së Tiranës, se unë do votoj Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, tha Veliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.