Hapësire reklamuese

Politikë

“Luli sikur ka dalë nga sauna”, Rama thirrje shqiptarëve: Kurrë mos pranoni të udhëhiqeni nga dikush që është i kënaqur, Zoti na dha mesazhin dhe na tha “boll u sherrosët”

Shkruar nga Newsbomb
“Luli sikur ka dalë nga sauna”, Rama thirrje shqiptarëve:

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mitingun përmbyllës të PS-së në Tiranë ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin thotë se shkon pranë qytetarëve sikur ka dalë nga sauna dhe jo sikur ka 8 vite në opozitë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos pranojnë kurrë që të udhëhiqen nga dikush që është i kënaqur, teksa shtoi se ai vetë është i pakënaqur me ëkto që janë bërë deri më tani, ndaj edhe kandidon për një mandate të tretë.

Sipas Ramës, tërmeti i 26 nëntorit ishte një mësazh nga Zoti për t’u thënë shqipatrëve që të mos sherrosen, port ë bëhen bashkë për ta bërë shqipërinë një vend më të mirë.

“Lulzim Basha është shfaqje e një forme të ndryshme, në dukje europianiste, e okllaisur, e shkathët në mënyrën si flet, por nuk është një figurë e nxjerrë nga domosdoshmëria e popullit për të patur një opozitë. Është korrieri i ardhës i një historie që në 25 prill duhet të bëhet histori.
Të jesh prind do të thotë të jesh i pakënaqur. Prindërit e kënaqur nuk mund t’i rrisin fëmijët me karaktere të forta dhe të vendosura. Nëse nuk do të isha i pakënaqur, nuk do të isha këtu sot. Kurrë mos pranoni të udhëhiqeni nga dikush që është i kënaqur. Kurrë mos besoni nga ata që e kanë të shkruar në ballë se kanë një jetë pa teklif. Nga ata që mezi presin të errësohet për të shkuar të flenë, ata të cilët politikën e dinë një shfaqje që ndodh vetëm kur ju vënë kamerën përpara. Edhe pasi mbaron fushata, jua lënë takimin te tramvaji i Tiranës. Këto janë ditët për të kuptuar se jemi në udhëkryq shumë të rëndësishëm. Në 25 prill votohet për t’i dhënë një shtysë tjetër të jashtëzakonshme këtij vendi, në mënyrë që edhe hallet e tij të mund të zgjidhen. Ata po vijnë nga pushimet, ne jo. Është kurdisur Luli dhe shfaqet si njeriu që do e fusë Shqipëruinë në BE për katër vite. Shikojeni në fytyrë, ky sikur ka dalë nga sauna, jo sikur ka 8 vite në opozitë. Familjet shqiptare nuk po kthehen nga pushimet, por po dalin nga një tunel rraskapitës, nga një goditje shkatërruese që erdhi nga lart sikur po na thoshte “boll u sherrosët me njëri tjetrin se unë Shqiëprinë e bëra me kënaqësinë më të madhe, voll se ju kam dhënë gjithë ata lumenj, jeni populli që keni më shumë ujë se sa gjithë Europa. Boll se keni gjithë ato liqene dhe pyje”. Ne ndërkohë u bëmë bashkë, solidariteti i shqiptarëve me ata që humbën shtëpitë ishte i pai, pastaj erdhën edhe miqtë tanë. Ne nuk jemi një brum frikacakësh, ne nuk jemi një brum hileqarësh, ne jemi brumi i atyre që na kanë lënë amanetet dhe jemi brumi i atyre të cilëve do t’u lëmë Shqipërinë, fëmijëve tanë. Si mundet ne të jemi të lodhur dhe të pafuqishëm, kur ne shohim majën dhe është në dorën tonë për t’u ngjitur.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.