Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

“Luli fsheh të shkuarën”, Veliaj nga Vora: E keni parë që nuk del më me Saliun? Nuk na duhet kjo çetë të paaftësh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Vora, kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste, Erion Veliaj nënvizoi se Shqipërisë i duhen njerëz që kontribuojnë për ta dhe jo njerëz që i fshihen të shkuarës, që e dëmtojnë vendin në çdo hap që hedhin.

“Mjafton të shikoni mitingjet e Lul Bashës, mitingje ku vetëm përhapet Covid-i. Duhet të kishte filluar vaksinimi për ata 65 vjeç e sipër dhe u vonua kjo javë sepse u vonua dërgesa nga protesta në Rinas. Sa herë që PD ka pasur shansin të zgjedhë mes nesh dhe virusit, mes nesh dhe tërmetit, mes nesh dhe sabotimit, këta kanë zgjedhur gjithmonë armiqtë e Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Për Bashën, ai tha se këshilltarët i kanë thënë që të mos flasë për 4 vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe të mos e përmendë në asnjë moment Sali Berishën.

“E keni parë që nuk del më në evente me Saliun edhe me Monikën, se i kanë thënë këta këshilltarët t’i gënjejmë njerëzit edhe nja dy javë, që të harrojnë që ti je kukulla, manekini i Saliut edhe i Ilirit. Ai nuk merr asnjë vendim vetë, i thotë Ilir Meta shko te zyrat e FRD-së dhe ky shkon. E këshillojnë të mos e përmendë kurrë Saliun – e keni parë e kanë hequr Saliun nga të gjithë televizionet. Luli thotë e kam LSI aleate, por nuk del kurrë në publik me Monën, madje nuk i ftoi as te hapja e fushatës. Për çfarë na duhet ne kjo bandë dhe kjo çetë rrëmujaxhinjsh, njerëzish të paaftë, gjumashësh dhe shkatërrues”, sqaroi Veliaj.

“Ata kanë kandiduar njerëz që vetë partia e tyre i ka nxjerrë jashtë”, vijoi Veliaj, kur tha se Flamur Noka nuk veshi një ditë bluzën e bardhë për të ndihmuar në kohë pandemie. Apo Vojo Bregu që nuk i mbaron dosja në SPAK. “Doktor Flamur Noka dhe doktor Sali Berisha, në krizën më të madhe mjekësore, më të madhe të pandemisë, më të madhe të sëmundjes në 100 vitet e fundit, nuk veshën bluzën e bardhë një ditë, për të ndihmuar, për të kuruar”, u shpreh kryebashkiaku. “Diferenca me PS-në”, – nënvizoi Veliaj”, – “është se Partia Socialiste ka vendosur heronjtë në krye të listës. Kemi doktoreshë Najada Çomon, profesoreshë Luljeta Bozon. Janë në krye të listës sepse shërbyen, jo se iu tha partia, jo se e kishin teserën, jo se e kishin me detyrim, por sepse zgjodhën që të shërbejnë, zgjodhën që të udhëheqin duke shërbyer, jo duke sharë e përçarë.”

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img