Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Luli është baxhanaku im. Ervini është ai i Lungomares”, Albert Veliu sqaron përgjimet e Prokurorisë

Shkruar nga Newsbomb

Albert Veliu ka folur sot nga Prishtina për çështjen e nxehtë të audio-përgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

I pyetur nga gazetarja Eni Valisi se kush është “Luli” dhe “Ervini” të përmendur prej tij në telefon, të cilat kanë dalë nga përgjimet e prokurorisë, Veliu tha se Luli është një baxhanaku i tij, ndërsa Ervini është një shoku i djalit të tij.

“Luli është një ish baxhanaku im. Ervini është ai që kam unë te Lungomare thashë. Është ai që do vente të merrte djalin, të përcillte djalin. Këtu unë kam folur me vëllain tim dhe kam ikur me urdhër të vëllait tim. Ky është numri i djalit tim. Këto janë gjëra familjare të brendshme.

Thoja L dhe E, se kisha frikë që isha i përgjuar. Me anë të telefonit mua më gjenin ku isha”, u shpreh “Babalja” në një intervistë për emisionin “Open”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.