Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lul Berisha i drejtohet nga arratia Gjykatës Kushtetuese, kërkon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme

Shkruar nga Newsbomb
Lul Berisha i drejtohet nga arratia Gjykatës Kushtetuese, kërkon

Lul Berisha i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për heqjen e lirisë me kusht dhe kthimin e tij në burg.

Ai kërkon që “Kushtetuesja” të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila e liroi nga qelia. Lul Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit ishte dënuar me 25 vite burg për disa vrasje të ndodhura në Durrës në vitet 1998-2004.

Ai u lirua me kusht 6 vite përpara mbarimit të dënimit me argumentin se e kishte kryer gjysmën e dënimit dhe ishte rehabilituar, por Gjykata e Posaçme kërkoi kthimin e tij në burg për vrasjen e Klodia Saliut në vitin 2005.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll