Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Lukashenko thirrje Rusisë dhe Ukrianës: Është e nevojshme t'i jepej fund gjakderdhjes dhe të fillojnë negociatat

Shkruar nga Newsbomb
Lukashenko thirrje Rusisë dhe Ukrianës: Është e nevojshme

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, gjatë një takimi të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive në Jerevan ka folur edhe për luftën në Ukrainë.

Ai është shprehur se është e nevojshme që të ndalet gjakderdhja në Ukrainë dhe të fillojnë bisedimet e paqes.

“Ne duhet të ndalojmë këtë gjakderdhje dhe të fillojmë bisedimet e paqes. Pyetja është nëse Ukraina do të lejohet të ulet në tryezën e bisedimeve”, tha presidenti bjellorus.

Lukashenkap krahasoi ngjarjet në Ukrainë me një vorbull që po forcohet, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vende dhe po krijon probleme të reja.

“Vendet perëndimore na kanë akuzuar dhe vazhdojnë të na akuzojnë për të gjitha mëkatet vdekjeprurëse. Ata po përpiqen me të gjitha forcat ta tërheqin Bjellorusinë në këtë konflikt, edhe pse vetë janë "deri në vesh" në të. Mijëra ushtarë ukrainas po trajnohen sipas programeve të NATO-s. Kiev është duke u furnizuar me armë perëndimore dhe teknologji ushtarake ," tha presidenti i Bjellorusisë.

Lukashenko kujtoi se Bjellorusia vazhdimisht dhe me këmbëngulje paralajmëroi për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës ushtarako-politike në rajonin evropian.

“Kemi vënë në dukje degradimin e sistemit ndërkombëtar të sigurisë, diskreditimin e marrëveshjeve në fushën e çarmatimit dhe kontrollit të armëve. Fatkeqësisht, ata nuk na dëgjuan atëherë. Dhe ne shohim rezultatin tragjik të këtij qëndrimi arrogant” , tha ai.

Sondazh

Poll