Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Lukashenko: Armëpushim i menjëhershëm në Ukrainë, ose nis Lufta e Tretë Botërore!

Lajme të ngjashëm

“Lufta e Tretë Botërore mbërthamore duket në horizont”, kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko.

Siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve, ai shtoi se ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin në Ukrainë: “Bisedimet pa parakushte që duhet të fillojnë menjëherë”.

Lukashenko ka propozuar gjithashtu një “armëpushim të menjëhershëm” në linjat aktuale në Ukrainë.

E gjithë infrastruktura për të strehuar armët bërthamore taktike ruse “është gati” dhe Bjellorusia “është e gatshme t’i përdorë këto armë gjithashtu për të siguruar sovranitetin e saj”, tha Lukashenko.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Putin dhe Lukashenko mund të diskutojnë javën e ardhshme propozimin për një “armëpushim” në Ukrainë të paraqitur nga vetë Lukashenko.

Ndërkohë presidenti bjellorus është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe i afërt me qeverinë ruse.

“Sigurisht, dy presidentët, dua të them Putin dhe Lukashenko, do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme, dua të them në mbledhjen e Këshillit të Lartë Shtetëror të Unionit, dhe kjo do t’i lejojë presidentët të kenë një tjetër diskutim të detajuar. Sigurisht, gjithashtu kjo çështje do të trajtohet”, tha Peskov.


Më shumë