Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka hedhur akuza, pa dhënë prova, se Ukraina u përpoq të godiste objektet ushtarake në territorin bjellorus në fillim të kësaj jave.
Alexander Lukashenko tha se forcat e armatosura ukrainase u përpoqën të sulmonin objektet në Bjellorusi tre ditë më parë, por se raketat u kapën. Ai pretendoi se Ukraina po përpiqej të provokonte Bjellorusinë dhe se vendi i tij nuk planifikon të ndërhyjë në konflikt.
Kujtojmë që Bjellorusia është një aleate e ngushtë e Rusisë dhe që ka mbështetur luftën, duke lejuar Moskën të përdorë territorin për të zhvilluar luftën e saj kundër Ukrainës. Vladimir Putin kohët e fundit u zotua të dërgojë raketa me aftësi bërthamore në Bjellorusi në “muajt e ardhshëm” dhe ofroi të sigurojë avionë luftarakë të përmirësuar.
Javën e kaluar, Ukraina tha se raketat nga Bjellorusia goditën një rajon kufitar në territorin e saj.