Luiz Ejlli është informuar se javë më parë në emër të tij është hapur “GoFoundMe”.
Ky vendim për të njoftuar Luizin është marrë nga Vëllai i Madh pas konsultimit me avokatë. Sot, ekskluzivisht në “Fan Club”, u transmetua komunikimi i Luizit në dhomën e rrëfimit. Pasi mësoi për llogarinë, ai kërkoi të mbyllet sa më shpejt.
“Do të isha dakord të përdorej emri im që unë më pas ato fonde t’i jepja për këdo që ka nevojë. Për përfitime personale, jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj që të përdoret imazhi im. Unë nuk jam në dijeni se çfarë ndodh jashtë, nuk dua të kem kështu problemesh. Dua të ndalohet sa më shpejt dhe të mos përdoret më” ka thënë ai.
Luizi po ashtu është informuar për rrjetin e tij social “Instagram”, që po keqpërdorej nga vajza, të cilës ia la në dorëzim. Luizi i kërkoi produksionit që imazhi i tij dhe rrjeti social të menaxhohet nga Top Channel:
“Dy gjëra dua, të mbyllet ai ‘GoFoundMe’ dhe merrni ‘Instagramin’.”