Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Luizi i vetëm në SHBA, Kiarës dhe Mozzik nuk i lejohet të shkojnë në koncert (ARSYEJA)

Shkruar nga Newsbomb
Luizi i vetëm në SHBA, Kiarës dhe Mozzik nuk i lejohet të

Si duket Luizi do të udhëtojë i vetëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u bë me dije se këngëtari do të fillojë turin e tij në SHBA ku dhe do të këndonte së bashku me Mozzikun.

Por, si duket kjo nuk do të jetë e mundur pasi reperi shqiptar, Mozzik, nuk do të marrë pjesë në koncertet e lajmëruara më herët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka qenë vetë reperi i cili ka bërë me dije se se shkak për këtë vendim është bërë fakti se nuk ka mundur të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

“Njoftoj gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do jem prezent në asnjërin koncert që janë paraparë. Arsyeja është që nuk patëm fatin dhe kohën të pajisemi me vizë pune ashtu si thonë rregullat amerikane”, shkruan ai.

Ndërkohë, më herët faqja e cila ka organizuar turin e artistëve në SHBA, hoqi edhe emrin e Kiarës nga lista e të ftuarëve speciale, dhe kjo lëvizje ka bërë fansat të mendojnë se mos ndoshta edhe moderatores i është refuzuar viza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese