Hapësire reklamuese

Showbiz

Luizi flet për hyrjen e Butrintit në BBV: Mua më nxjerr jashtë loje komplet

Shkruar nga Newsbomb
Luizi flet për hyrjen e Butrintit në BBV: Mua më nxjerr

Jashtë ambienteve të Big Brother Vip ndjekësit e kanë hedhur dhe pritur me mijëra herë tezën se "Butrint Imeri do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri".

Dikush ka thënë se këngëtari do të bëhej pjesë e shtëpisë e dikush tjetër se do të hynte të suprizonte për ditëlindje ish-të dashurën e tij, moderatoren Kiara Tito.

Mirëpo, deri më tani asnjëra nuk ndodhi. Duke mos ditur se çfarë ndodh jashtë, Luizi si duket i ka ndjerë këto thashetheme dhe ka vendosur të bisedojë me banorët.

Gjatë një bisede me Mastron, Kiarën dhe Efin, këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet", ka shtuar Luizi.

Mirëpo në këtë moment ia pret Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra tëpersonave që nuk ndodhen aty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu