Hapësire reklamuese

Politikë

Luiza Gegës i mohohet shpërblimi, PD: Akt bandidest i narko-qeverisë

Shkruar nga Newsbomb

Luiza Gega është një nga sportistet që ka fituar shumë herë medalje të arta dhe çmime të rëndësishme duke lartësuar emrin e Kombit dhe flamurin kuqezi.

Këtë të shtunë, Luiza ka bërë një reagim publik në llogarinë e saj dhe shprehet shumë e revoltuar me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për shkak se këta të fundin nuk i kanë dhënë shpërblim për aktivitetet ku nuk ka patur kontroll. Ajo thekson se sportistët duhet të jenë të gatshëm sa herë u kërkohet kontrolli, pavarësisht rethanave.

Nw lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila e ka etiketuar këtë si një akt të neveritshëm i narko-qeverisë.

"Një akt i neveritshëm i narko-qeverisë!

Mohimi i shpërblimit të merituar dhe të ligjshëm për Luiza Gegën, atletes që i solli Shqipërisë titullin e kampiones së Evropës në garën 3 mijë metra me pengesa, është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë qëndrim diskriminues ndaj Luiza Gegës, atletes që ngriti lart dhe nderoi më shumë se kushdo tjetër flamurin dhe vendin tonë në arenën sportive ndërkombëtare.

Partia Demokratike kërkon që ky diskriminim i dënueshëm banditesk të marr fund menjëherë. banditesk të marr fund menjëherë," shkruan PD.

Shkrimi i plotë i publikuar nga Luiza Gega:

“Sot e nisëm ditën me doping control. Në fakt shumë po shumë ditë të vitit janë të tilla ku që në pikë të mëngjesit je i detyruar të bësh gjak dhe urinë. Kam që në 2023 që jam në këtë sistem dhe më pëlqen fakti sepse vërtetë dua t’u tregoj qëoftë të gjithë sistemeve apo qoftë dhe të rinjve që gjërat e mëdah arrihen dhe duke punuar fort.

Dhe me gjithë respektin nuk ka asnjë sportist në historinë e Shqipërisë të ketë kryer kontrolle aq sa kryej unë brenda gare & jashtë gare. Dhe si për çudi dje marr vesh që ministria e Arsimit dhe  Sportit nuk më jep shpërblim për një aktivitet ku nuk paska patur kontroll, ku sportistën nuk e dinë nëse ka apo s’ka kontroll, por detyra jonë është të jemi gati sa herë na kërkojnë për të bërë kontroll.

E di çfarë më vjen keq? Që kam gjithë jetën timë që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asjgë të falur. Edhe këtu gjithmonë gjejnë formë për të bezdisur.

Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin Olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit & nuk do ta lë me kaq”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese