Hapësire reklamuese

Aktualitet

Luiza Gega nuk zhgënjen, rrëmben medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore

Shkruar nga Newsbomb

Atletja shqiptare, Luiza Gega, tashmë pjesë edhe e Forcave të Armatosura të Republikës në Policinë Ushtarake, ka siguruar medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore që po mbahen në Wahan të Kinës.

Luiza Gega fitoi vendin e tretë me 3 mijë metra pengesa.

Lajmin e fitores e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në rrjete sociale i uron fitoren dhe ndihet krenare për këtë arritje të sportistes shqiptare.

 “Nëntetare Luiza Gega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit”, shkruan ministrja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.