Hapësire reklamuese

Sporti

Luiza Gega falenderon “Spitalin Amerikan”: Më keni mbështetur kur kërkova ndihmë

Shkruar nga Newsbomb
Luiza Gega falenderon “Spitalin Amerikan”: Më keni

Kampionia Luiza Gega ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugën e saj për t’u bërë kampione Europe, teksa ka treguar edhe vështirësitë e këtij rrugëtimi. Në ceremoninë që u mbajt në nder të saj në Kryeministri, Luiza tha se donte ta bënte vendin e saj krenar.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se ka pasur oferta edhe nga vende të tjera, por ka refuzuar për shkak të dashurisë për Shqipërinë.

Nuk ka munduar edhe një falenderim për Spitalin Amerikan që e ka është gjendur krah kampiones kur ajo ka pasur nevojë.

"Familja ka sakrifikuar shumë, besoj që kam arritur t’i bëj krenar. Falenderoj trajnerin tim, pa të cilin nuk do isha sot këtu, as në majat më të larta të Europës. Ndihem më e vlerësuar se kurrë. Sporti kërkon pasion, por edhe mbështetja financiare është e rëndësishme për të ecur para.

Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne ndiejmë krenarinë e vendit tonë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar. Falenderoj Brikenin, Izmirin, Erkandin që më keni motivuar me arritjet tuaja dhe më keni mbështetur si pjesë e sportit.

Faleminderit Amarda nga Spitali Amerikan që më mbështetët kur kërkova ndihmë mjekësore dhe vazhdoni ta bëni. Dua të kthehem pak në kohë sepse dua të tregoj me pak fjalë si ka nisur rrugëtimi jonë", u shpreh Luiza Gega.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu