Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Luiz Ejlli FITUESI i BB2, shpërthen në lot: Fitoren ja dedikoj vetëm babës, i them që do e mbaj mbiemrin me nder

Shkruar nga Newsbomb
Luiz Ejlli FITUESI i BB2, shpërthen në lot: Fitoren ja dedikoj

Këngëtari Luiz Ejlli u shpall fituesi i këtij edicioni të Big Brother Vip 2, duke e fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Nata e mbrëmjes së kaluar ishte një natë plot emocione të forta dhe lot. Luizi dhe Kiara kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni madhështore në Bashkinë e Tiranës.

Dhe ashtu si duhej të përmbyllej, Luizi u shpall fituesi i Big Brother Vip 2.

Mes lotësh këngëtari tha se këtë fitore ja kushton të atit që nuk jeton më dhe i premtoi që do vazhdojë ta bëjë krenar.

“Unë i kisha humbur shpresat komplet edhe në vete dhe në këtë vend. Por ndoshta për gabimet e mija, unë sot jam këtu uroj që baba jem është duke më parë . Këtë fitore ja kushtoj atij dhe i them që do ta bëj krenar dhe do e mbaj mbiemrin me krenari edhe me nder deri ditën që do të mbyll sytë”, tha Luizi.

https://www.youtube.com/watch?v=mpbKuhdoEG0

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese