Hapësire reklamuese

Politikë

Luigi Soreca surprizohet nga 18 vjeçarja në Përmet, ajo i merr mikrofonin dhe i thotë: Në të ardhmen e shoh veten si prokurore për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Luigi Soreca surprizohet nga 18 vjeçarja në Përmet, ajo i merr

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ditën e sotme është surprizuar në vizitën e tij në qytetine  Përmetit. Gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve, një vajzë 18 vjeçe është ngritur, i ka marrë mikrofonin dhe i është drejtuar me fjalët: Për 15 vjet e shoh veten si prokurore për të dhënë kontributin tim në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri".

“Momenti i ditës në # Përmet ishte kur kjo vajzë e re mori Mikrofonin dhe më tha: "Për 15 vjet e shoh veten si prokurore për të dhënë kontributin tim në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri". Me të rinj të tillë të përkushtuar Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara”, shkruan Soreca.

Postimin eSoreca-s e ka shpërndarë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila shkruan “Bravo” për 18 vjeçaren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese