Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, u është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një video-mesazh për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Sorecës, të dielën qytetarët do të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në parlamentin e ardhshëm.
“Të dashur miq, sot është fundi i fushatës elektorale në Shqipëri. Nesër është një ditë heshtje dhe reflektimi. Prandaj do të doja të shfrytëzoja rastin për të drejtuar një mesazh përpara ditës së zgjehdjeve. Më 25 prill ju keni fuqinë të vendosni se kush do ju përfaqësojë në parlamentin e ardhshëm, kush do t’i bëjë liogjet që do të ndikojnë në jetët tona dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thotë ambasadori.
Më tej, diplomati i BE se në këto zgjedhje qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar. “Në këto zgjedhje, fuqia juaj qëndron gjithashtu te zgjedhja e kandidatit të preferuar që t’ju përfaqësojnë”, thotë ai ndër të tjera.
“On 25 April, you have the power to decide who will represent you in the next Parliament, who will make the laws that will affect your life and who will decide on reforms needed for Albanian’s🇦🇱 EU integration. You decide!” EU Amb. @LSorecaEU 🇪🇺. Watch his full message👇 pic.twitter.com/NOls9uikIc
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 23, 2021