Hapësire reklamuese

Politikë

Luigi Soreca: 50 ekipe të BE do të monitorojnë qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. Shmangni dhunën!

Shkruar nga Newsbomb
Luigi Soreca: 50 ekipe të BE do të monitorojnë qendrat e votimit

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se BE dhe shtete e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

Në një postim në Twitter Soreca bën sërish thirrje që palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ.

“Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi për të vlerësuar përgatitjen e përgjithshme përpara zgjedhjeve të së dielës. Theksuam rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës dhe integritetin e procesit të votimit dhe numërimit. Përsëritëm pritshmërinë tonë që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ. Përsërisim thirrjen tonë për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës. BE dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura nëqendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. BE do të qëndrojë pranë popullit shqiptar ditën e zgjedhjeve”, shkruan Soreca në Twitter.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu