Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann, ka thënë sot se qeveria e re në Berlin mbështet Shqipërinë si një partner strategjik dhe do të punojë “fuqishëm” që vendi ynë të anëtarësohet në Bashkimin Europian, shkruan newsbomb.al.
Në një konferencë me zv.kryeministrin Ahmetaj, Luhrmann tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara në demokraci dhe të drejtat e njeriut. Ministrja bëri thirrje dhe për bisedime mes palëve në Tiranë për procesin e vettingut.
“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor për mua dhe për qeverinë federale janë vërtet strategjike. Ne angazhohemi fuqishëm për një nisje sa më të shpejt të bisedimeve të anëtarësimin. Në kuadër të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve ne punojmë ngushtësisht në të mirë të njerëzve, në shumë sektorë.
Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara në demokraci dhe të drejtat e njeriut.
Zyrtarë të lartë dhe pjestarë të krimit të organizuar janë dërguar në bankën e të akuzuarëve dhe janë dënuar. Duhet të veprohet më tej dhe me procesin e vettingut. Këtu janë të rëndësishme dhe opozita dhe qeveria. Nuk duhet të bëhen hapa mbrapa.
Si qeveri e re federale ne kemi përcaktuar prioritetet tona të larta dhe do punojmë fuqishëm që prespektiva e anëtarësimit në BE, për vendet e Ballkanit Perëndimor, të bëhet konkrete. Muajn e ardhshëm ne do ta theksojmë edhe njëherë këtë ën forumet toan në Bruksel”, u shpreh ministrja gjermane.