Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Luftëtari taleban konferencë nga presidenca e “pushtuar”: Kam qendruar 8 vite në Guantanamo. Testi i vërtetë fillon tani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Talebanët pasi morën shumicën e krahinave morën dhe kryeqytetin, Kabulin ndërsa presidenti Ghani braktisi vendin dhe u largua. Presidenca u mor pa luftë ndërkohë që talebanët mbajtën një konferencë për mediat nga brenda pallatit.

Një luftëtar ka thënë se ka qëndruar për tetë vite në Gjirin e Guantanamos, përpara kryengritjes në Afghanistan.

Al Jazeera transmetoi drejtpërdrejt konferencën për shtyp nga brenda pallatit, ku u shfaq një grup luftëtarësh talebanë të ulur në tryezën e Presidentit, ndërsa një prej tyre deklaroi se ai ishte një ish-i burgosur i qendrës së ndalimit të Guantanamo Bay në Kubë.

Mbasandej një nga zyrtarët më të lartë të talebanëve deklaroi të dielën se fitorja e shpejtë e lëvizjes ndaj qeverisë afgane ishte një arritje e pakrahasueshme, por se testi i vërtetë i qeverisjes efektive do të fillonte tani që kishte marrë pushtetin.

Screenshot 30 8

Në një deklaratë të shkurtër me video, Abdul Ghani Baradar, kreu i byrosë politike të talebanëve, tha se testi i vërtetë do të fillonte tani me përmbushjen e pritjeve të njerëzve dhe shërbimin ndaj tyre duke zgjidhur problemet e tyre. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img