Hapësire reklamuese

Bota

Luftëtari arteve marciale vdes në mënyrë tragjike në ring

Shkruar nga Newsbomb

Luftëtari i MMA, Mateus Fernandes, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në ring pas disa gjuajtjeve brutale nga kundërshtari i tij.

Mjekët raportuan se 22 vjeçari brazilian Fernandes, ndërroi jetën pas katër infarkteve të njëpasnjëshme në zemër pas gjuajtjeve. Sportisti brazilian i artit marcial Jiu-Jitsu ka ndërruar jetë sot në ring gjatë një eventi MMA në Brazil, raportuan mediat lokale.

Luftëtari 22 vjeçar Mateus Fernandes, pësoi katër infarkte radhazi, pasi u godit në kokë dhe qafë nga kundërshtari i tij.

Event i MMA u mbajt në Manaus të Brazilit për nder të Remolus Fight Night.

Luftëtari Mateus Fernandes arriti të fitonte dy raundet e para në rig dhe pas goditjeve të ashpra të kundërshtarit të tij ka rënë në dysheme.

Kundërshtari i tij në ring, Obed Pereira, pasi e pa që 22 vjeçari brazilian ra, u tërhoq menjëherë, por ishte tepër vonë. 

 

Sondazh

Poll